Interesante, ja kush e bindi Fabinhon ti bashkohet Liverpoolit

Fabinho kaloi në rradhët e Liverpool nga Monaco për shumën e 44 mln funtave. Fabinho shkelqeu me Monacon dy sezonet e fundit dhe së bashku me Naby Keitan pritët ta blindojnë mesfushën e Liverpool.

Sport

15/08/2018 16:27

Ishte interesante deklarata e Fabinhos ku tregoi se ishte lojtari nga rivali Manchester City e bindi atë t’i bashkohet Liverpoolit. Sipas Fabinhos, ishte Bernardo Silva, gjithashtu ish-anëtar i Monacos ai që e bindi të nënshkruaj. Ai më tregoi se si jetojnë qytetarët e Liverpool dhe si futbolli është gjithcka për ta.

“Ishim shokë të mirë tek Monaco. Ai ishte një nga lojtarët më të mirë që kishim dhe ne kuptoheshim shumë mirë me njëri tjetrin. Jam I lumtur që sezonin e kaluar ishte kampion me skuadrën e “citizens”. I dëshiroj shumë suksese individuale këtë sezonë por jo edhe titullin” është shprehur Fabinho.

Megjithëse nuk u aktivizua në ndeshjën e parë ndaj West Ham ku Liverpool fitoi 4:0, Fabinho pritet të jetë pjesë e rëndësishme e  planëve te gjermanit Klopp. /Lajmi.net/