Interesante: Ja çfarë mendoi Chiellini kur dëgjoi për transferimin e Ronaldos te Juventusi

"Herën e parë që dëgjova për Ronaldon, u thashë miqve të mi: Jo, është e pamundur".

Sport

31/07/2018 13:28

Giorgio Chiellini e ka komentuar transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Ai mendonte që një gjë e tillë është e pamundur, përcjellë “Lajmi.net”.

“Herën e parë që dëgjova për Ronaldon, u thashë miqve të mi: Jo, është e pamundur. Pas një dite mendova, ndoshta është e mundur. Me menaxherin dhe drejtorin tonë, kjo gjë është tashmë realitet”, deklaroi Chiellini.

“Juventusi po rritet vit pas viti, na duhej një kampion si Cristiano”.

“Shpresojmë se ai mund të na ndihmojë të arrijmë objektivin tonë”, shtoi ai. /Lajmi.net/