Inter – Vrsaljko, ky është lajmi i fundit nga Italia

Sime Vrsaljko mund të rikthehet në Serie A, ku po kërkohet nga Interi.

Sport

20/07/2018 19:36

Nerazzurët janë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë pas largimit të Cancelos, dhe reprezentuesi kroat mbetet lojtari i tyre i preferuar.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, kalimin te Inter po e pëlqen edhe Vrsaljko, që i ka bërë të ditur Atletico Madridit dëshirën për t’u rikthyer në Serie A.

Oferta e Interit është një huazim prej gjashtë milionë eurosh me opsion blerje 25 milionë eurosh.

26 vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A, ku ka veshur fanellat e Genoa dhe Sassuolo./Lajmi.net/