Inter triumfon ndaj Romës

Inter mposhti Romën me rezultat 2:0 në kuadër të Grupit A në Guinness International Champions Cup në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nemanja Vidic dhe Yuto Nagatomo i shënuan golat.

Sport

02/08/2014 21:54

Inter me plot meritë e mposhti Romën me reultat 2:0 në ballafaqimin e vlefshëm për Grupin A në International Champions Cup në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Nerazzurrët kaluan në epërsi.

Harkimin nga goditja e lirë e Dodos në gol e shndërroi përforcimi i ri, qendërmbrojtësi Nemanja Vidic që realizoi me kokë.

Kurse, në minutën e 69-të, Inter e dyfishoi avantazhin nëpërmjet Yuto Nagatomos që shënoi nga afërsia atë që doli të jetë goli i fitores për ekipin e Walter Mazzarrit.