Inter triumfon me shumë mund, mposhtë Sampdorian në rezultatin e diktuar nga VAR-i

Inter ka shënuar fitore të mundimshme në udhëtim ndaj Sampdorias.

Sport

22/09/2018 22:25

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e pestë të Serie A.

Pjesa e parë nuk solli shumë për audiencën përveç një goli të Nainggolan në minutën e 43’ i cili u anulua me vendimin e VAR-it.

Pjesa e dytë ishte diçka më dinamike, me të dy skuadrat që rrezikonin portat.

5 minutat e fundit ishin të zjarrta. Inter realizoi me anë  të Asamoah, por përsëri goli u anulua nga VAR.

Në aksionin e radhës, ishte Defrel i cili shokoi Inter duke shënuar gol,por përsëri VAR-i dha fjalën e fundit duke anuluar golin.

Krejt në fund të takimit ishte Brozovic i cili realizoi golin e fitores, në minutën e 93’.

Me këtë fitore Inter grumbullon 7 pikë po aq sa Sampdoria. /Lajmi.net/