Inter – Tottenham, marrëveshje shkëmbimi për sezonin e ri

Mousa Dembele ka përfunduar në radarët e Interit.

Sport

07/06/2018 12:04

Mesfushori i Tottenham, Mousa Dembele ka përfunduar në radarët e Interit.

Edhe më herët belgu ka qenë i lidhur me një kalim në Serie A, pasi Milan dhe Juve kishin shfaqur interes për të, por së fundmi në skenë kanë dalë zikaltrit.

Për të arritur te 30-vjeçari, Interi është i gatshm të ofrojë kartonin e portugezit Joao Mario, i cili e mbylli sezonin pikërisht në Premier League, i huazuar te West Ham.

Tottenham e vlerëson mesfushorin rreth 30 milionë euro, ndërkohë që Inter për të lënë të lirë Joao Marion kërkon 35 milionë euro.