Inter s’ka të ndalur, pas fitores ndaj Milanit transferon një super futbollist

Inter kërkon transferimin e mesfushorit të Jiangsu Suning, Ramires.

Merkato

17/10/2017 15:51

Inter është në atmosferë të mirë pas fitores në derbi ndaj Milanit me rezultat 3:2.

Por, një tjetër lajm i mirë për ekipin zikaltër është se në ditët e ardhshme mund të konfirmohet lajmi për ardhjen e një përforcimi të ri.

Inter kërkon transferimin e mesfushorit të Jiangsu Suning, Ramires, përcjell “lajmi.net”.

Braziliani ishte transferuar verën e vitit 2016 nga Chelsea në ekipin kinez, Jiangsu Suning. /Lajmi.net/