Inter s’ka të ndalur, kërkon Touren

Inter planifikon një përforcim të madh për afatin kalimtar të janarit. Nerazzurrët janë të interesuar për transferimin e yllit të Manchester Cityt, Yaya Toure.

Sport

24/01/2015 09:16

Lukas Podolski, Xherdan Shaqiri, Marcelo Brozovic, kurse tani, objektivi i madh për transferim është Yaya Toure. Inter ka realizuar tri përforcime të rëndësishme gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Mirëpo, drejtuesit e Nerazzurrëve planifikojnë të sjellin një yll të madh në ekip gjatë verës dhe trajneri Roberto Mancini ka identifikuar mesfushorin fantastik të Manchester Cityt, Yaya Toure, si futbollistin e duhur, raporton e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë spekulohet se do të largohet nga City në fund të sezonit.

Por, për ta bindur kampionin e Premierligës, nevojiten 9 milionë euro, kurse Touren në Inter e pret një ulje e konsiderueshme e rrogës edhe për faktin se tani është 31-vjeç.