Inter siguron Melon

Inter ka arritur marrëveshje me Galatasarayn për transferimin e mesfushorit brazilian Felipe Melo.

Sport

23/06/2015 09:54

Pas Geoffrey Kondogbia, Inter është i gatshëm të mirëpres një tjetër mesfushor.

Nerazzurrët kanë arritur marrëveshje me Galatasarayn për transferimin e brazilianit Felipe Melo, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Inter ka mposhtur konkurrencën nga Sevilla duke i ofruar Melos kontratë me vlerë prej 3 milionë euro në stinor, e vlefshme deri në verën e vitit 2018.