Inter – Robben, zhvillime të reja nga Italia

Zhvillime të reja rreth të ardhmes së Arjen Robben.

Sport

08/01/2019 16:25

Mediet në Itali raportojnë se Inter nuk janë të interesuar të nënshkruajë me anësorin holandez.

‘Sportmediaset’ shkruan se interesimi i Interit për Arjen Robben është i ‘ftohur’, përcjell ‘lajmi.net’, pavarësisht shkrimeve të ditëve të fundit.

‘Zikaltërit’ vitin e fundit kanë transferuar Matteo Politanon nga Sassuolo, dhe besojnë se anësori italian është i denjë për të ndihmuar Mauro Icardin në fazën e sulmit.

34 vjeçari holandez në fund të sezonit do të ndajë rrugët pas një qëndrimi dhjetë vjeçar, ku ka fituar shumë tituj.

E ardhmja e tij është e lidhur me shumë klube, një prej tyre edhe Groningen, skuadra nga Holanda që ka pasur ndikim në fillim të karrierës së tij./Lajmi.net/