Inter po konsiderojnë transferimin e mesfushorit nga Premierliga

Skuadra e Inter duket se nuk planifikon ta mbyll pa ndojnë transferim afatin kalimtar dimëror.

Sport

24/01/2019 15:58

Skuadra nga Serie A po planifikon që ta transferojë mesfushorin e Leicester City, Adrien Silva, sipas raportimeve të “Sky Sports”, transmeton lajmi.net.

Përveç Inter, thuhet se janë një numër i madh i skuadrave të Serie A që po kërkojnë shërbimet e lojtarit nga Premierliga.

Trajneri i Leicester Claude Puel do ta lejojë transferimin e Silvas vetëm nëse ka ndonjë ofertë shumë bindëse.

Thuhet se edhe një marrëveshje për huazimin e lojtarit është lënë si mundësi e hapur.

Kujtojmë se Leicester kanë transferuar lojtarin nga Sporting Lisbona për shumën e 25 milionë eurove, 12 muaj më parë. /Lajmi.net/