Inter: Nuk ka oferta për Perisic

Ivan Perisic me gjasë do ta vazhdojë edhe pjesën tjetër të sezonit tek skuadra e Inter.

Sport

29/01/2019 23:37

Drejtori Piero Ausilio ka bërë të ditur se afati kalimtar për ta ka përfunduar dhe nuk ka oferta për Ivan Perisic.

Reprezentuesi kroat ka bërë të qartë se dëshiron kalimin tek Arsenal, por planet për huazimin e tij apo transferimin duke përshirë edhe Ozil në ofertë janë refuzuar.

“Perisic dëshiron të largohet, por nuk ka oferta të përshtatshme” ka thënë Ausilio për reporterët këtë mbrëmje, transmeton lajmi.net.

“Nëse ai qëndron, pres profesionalizmin e njëjtë nga ai. Mund të them se merkatoja e Inter është mbyllur” ishin fjalët e drejtorit.

Arsenal gjatë ditës së sotme kanë arritur marrëveshje për Denis Suarez, por duket se do ta kenë problem ta bëjnë të njëjtën me Ivan Perisic. /Lajmi.net/