Inter mposht Tottenhamin, festojnë edhe Vidal e Modric

Tifozë të Interit me humor të mirë gjatë ndeshjes ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.

Sport

19/09/2018 09:03

Arturo Vidal dhe Luka Modric ishin dy objektivat e mëdha të Interit, gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, asnjëri prej tyre nuk përfunduan te skuadra nga Milano.

Megjithatë, ka tifozë të “Nerazzurrëve” që madje kanë shtypur fanellat me emrat e tyre, përcjell “lajmi.net”.

Dy prej tyre u fotografuan duke festuar së bashku fitoren dramatike të Interit ndaj Tottenhamit me rezultat 2:1 në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/