Inter me transferim të bujshëm nga La Liga

Inter është shumë afër ta kompletojë transferimin e parë të janarit.

Merkato

15/01/2019 09:36

Inter dëshiron ta transferojë një mbrojtës, ku tashmë ka një marrëveshje shumë afër.

Skuadra italiane po e transferon Diego Godinin në këtë afat nga Atletico Madrid, përcjell lajmi.net.

Inter ka kohë që po e kërkon transferimin e mbrojtësit uruguaian, ndërsa madrilenët po e refuzojnë shitjen e tij.

Skuadra italiane është e vendosur që ta transferojë Godinin në këtë afat, mirëpo Atletico dëshiron që ajo marrëveshje të mbyllet në verën e këtij viti. /Lajmi.net/