Inter me super përforcim nga Barcelona

Inter është pranë angazhimit të një përforcimi nga skuadra e Barcelonës.

Sport

10/01/2018 07:21

Inter pret një përforcim të madh nga Barcelona.

Mediat italiane raportojnë se “Nerazzurrët” kanë bindur klubin katalan për transferimin e mesfushorit Rafinha.

Ai mund të nënshkruajë me Interin në marrëveshje të huazimit deri në fund të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Rafinha nuk është duke gjetur hapësirë të mjaftueshme për lojë në Camp Nou.

Andaj, ai mund të largohet nga Barcelona, gjatë këtij afati kalimtar të janarit. /Lajmi.net/