Inter me ofertë për Nainggolan, përgjigjet Roma

Inter ka dështuar me një ofertë për transferimin e mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan.

Sport

09/01/2018 10:09

Roma ka refuzuar një ofertë nga Inter për mesfushorin Radja Nainggolan.

Mediat italiane raportojnë se ylli belg ka zgjuar interesim nga “Nerazzurrët”.

Por, klubi nga Stadio Olimpico ka refuzuar shitjen e tij gjatë këtij afati kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Nainggolan kërkohet nga trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ish trajner i tij nga Roma. /Lajmi.net/