Inter mbush 110 vjet, por ja cilat janë klubet më të vjetra në Itali… – Lajmi.net
Inter mbush 110 vjet, por ja cilat janë klubet më të vjetra në Itali…
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSerie ASport 20:58, 9 March 2018
Sot klubi i Inter mbush 110 vjeç. Skuadra zikaltër u themelua më 9 mars 1908 nga një grup anëtarësh që ishin largua nga klubi i Milan. Në palmaresin e tyre janë 18 tituj kampion në Serie A, 3 trofe të Champions League, 7 Kupa të Italisë, 3 Kupa UEFA, 5 Superkupa të Italisë, 1 Botëror për Klube. Padyshim që është një nga klubet më prestigjioze të Italisë. Historik është edhe binjakëzimi me S.S Lazio, e themeluar më 9 janar 1900. Këto dy klubet janë antikiteti i futbollit në Serie A, por le të shohim listën e skuadrave më të vjetra në Gadishullin Apenin…

“Genoa Cricket and Football Club” është klubi, mes italianeve, që zotëron dokumentin më të vjetër të themelimit. Lindur në vitin 1893 është klubi më i vjetër në Itali dhe ka në palmaresin e saj 9 tituj kampion në Serie A dhe një Kupë të Italisë. Mori pjesë në kampionatin e parë, të cilin e fitoi më 8 maj 1898. Fitoi edhe dy tituj të tjerë radhazi edhe pse në vitet e fundit nuk ka arritur suksese, por mbetet një nga ekipe më fisnike të futbollit italian.

Ka fituar 7 tituj kampion, por nuk është shumë e njohur mes brezave të rinj. Po flasim për Football Club Pro Vercelli. I themeluar në vitin 1892 ka qenë një nga klubet nismëtare të futbollit në Itali. E rithemeluar dy herë, fillimisht në vitin 1990 më pas në vitin 2010, aktualisht merr pjesë në kategorinë e dytë italiane, Serie B. Mes veçantive është titulli i vitit 1908 që e bën bashkë me Novese si të vetmet skuadra që janë shpallur kampione duke ardhur nga një kategori më poshtë.

Eshtë klubi që ka fituar më shumë në Itali. E kemi fjalë për Juventus, themeluar në vitin 1897 nga një grup liceistësh. Pasi debutoi me fanellë rozë, që nga viti 1903 dhe deri më sot luan me fanellat bardhezi. Ka fituar 63 trofe zyrtarë dhe që nga viti 1923 është e lidhur me familjen Agnelli. E quotuar në bursë në vitin 2001 është mes dhjetë klubeve më të pasura të planetit. Me futbollistët cilësorë që ka pasur ka kontribuar në mënyrë të vazhdueshme për sukseset e kombëtares së Italisë.

E themeluar në vitin 1906 dhe e rithemeluar në vitin 2005, Torino është skuadra tjetër e qytetit piemontez. Një nga klubet më të famshme në Itali që ka fituar 7 tituj kampion, pesë prej të cilave radhazi. Eshtë skuadra e parë italiane që ka realizuar dopjetën, kampionat+kupë. Eshtë futur në histori edhe prej 11 futbollistëve që formonin atë që u quajt “Grande Torino”, skuadra e pathyeshme, boshti i kombëtares, që fitoi gjithçka nga viti 1943 deri në vitin 1949 dhe arriti që me Valentino Mazzola në krye të ketë një formacion të plotë që të luajë për Italinë.

Një tjetër xhevahir i futbollit italian. Eshtë fjala për AC Milan, themeluar në vitin 1899, klubi italian që ka fituar më shumë se të gjitha Champions League (7 herë) dhe ka një nga palmaresat më të frikshëm në botë me 3 Kupa Interkontinentale, 1 Botëror për Kluve, 18 tituj kampion Italie, 7 Superkupa të Italisë. Më 15 dhjetor 1899, “Gazzetta dello Sport” shkruante: “Më në fund! Pas shumë tentativave edhe Milano do të ketë një klub futbolli. Synimi i kësaj skuadre është që në pranverën e ardhshme të marrë pjesë në kampionatin italian të futbollit. Klubi i ri do të marrë futbollistë të huaj me synimin për t’i mësuar vendasve më shumë nga ky sport, duke u bazuar te shoqëria dhe respekti reciprok.”

I themeluar në vitin 1926, Napoli është rithemeluar në vitin 2004, si pasojë e një falimentimi të bujshëm. Eshtë klubi që ka sjellë në Itali lojtarin më të madh në historinë e këtij sporti, Diego Armando Maradona. Ka marrë jetë 76 herë në Kupat e Europës, ka fituar 2 tituj kampion, 7 Kupa të Italisë dhe një Kupë UEFA.

Në vitin 1927 ka lindur AS Roma, skuadra e dytë e kryeqytetit italian, që u themeluar 27 vjet pas Lazio. Verdhekuqtë kanë fituar 3 tituj kampion dhe është një nga 3 skuadrat italiane që sot është e kuotuar në bursë. Klubi ka lindur nga bashkimi i dy ekipeve lokale “Roman” dhe “Fortitudo”. Në fillim u quajt “Alba Roma” dhe kishte si synim pikërisht t’i përgjigjej forcës dhe dominimit të klubeve në veri të Italisë.

Pra, në aspektin historik duhen marrë në konsideratë disa faktorë. Përshembull, Genoa konsiderohet si klubi më i vjetër në Itali edhe pse teknikisht Pro Vercelli është themeluar një vit më parë, në 1982, por ata janë regjistruar në Federatë në vitin 1903, ndryshe nga Genoa që ka çuar e para dokumentin e themelimit. Teorikisht ka pasur edhe ekipe të tjera si Torino Football & Cricket Club (themeluar në vitin 1887) dhe Nobili Torino (themeluar në 1889), që u bashkuan për të krijuar Internazionale Torino, por që nga viti 1900 ky klub nuk ekziston më. Ata u zhdukën pikërisht në janar 1900, kur në Itali “u shfaq” S.S Lazio…/Telesport.al/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO