Inter mban Mirandan edhe për sezonin e ri

Miranda do të ketë ofertë për qëndrim në klub edhe pas përfundimit të këtij sezoni, deri më 30 qershor të vitit 2019.

Sport

25/04/2018 12:27

Inter ka bërë gati kontratë të re për Joao Miranda.

“Tuttosport” ka njoftuar se mbrojtësi brazilian do të ketë ofertë për qëndrim në klub edhe pas përfundimit të këtij sezoni, deri më 30 qershor të vitit 2019.

Pas Kampionatit botëror në Brazil, Miranda pritet të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Inter beson se me përqëndrimin e tij vetëm tek klubi, Miranda mund të ofrojë një tjetër sezon në nivel të lartë si partner i Milan Skriniar ose përforcimit në ardhje, Stefan de Vrij. /Lajmi.net/