Inter – Maicon, ky është lajmi i fundit

Mbrojtësi brazilian, Maicon, është i gatshëm të rikthehet te Interi deri në fund të sezonit.

Sport

12/03/2018 17:12

Ish mbrojtësi i Interit i kohës së tripletës, dje ka qenë në ‘San Siro’ për të ndjekur nga afër derbin me Napolin.

Maicon para fillimit të ndeshjes, është nderuar nga Interi, teksa ai ka thënë se do të pranonte një kontratë deri në përfundim të sezonit.

“Unë ende dëgjohem me të gjithë të tripletës, dje më është bërë një pritje e mrekullueshme në Inter, kjo është shtëpia ime e dytë”, ka deklaruar 36 vjeçari.

“Do të nënshkruaj kontratë deri në fund të sezonit (qesh)”./Lajmi.net/