Inter kundër specialistëve për festimin e golave

A e dini se kush do të jetë kundërshtar i Interit në play-off për kualifikim në Europa League? Stjarnan, një prej skuadrave që shquhet si specialiste për kremtimin në mënyrë të pazakonshme të golave.

Sport

08/08/2014 20:42

Tifozët e Interit mund të gjejnë veten në pozitë të pavolitshme duke shpresuar që skuadra e tyre pranon gol, kur futbollistët e Walter Mazzarrit të takohen me ekipin islandez Stjarnan, në play-off për kualifikim në Europa League.

Kjo për faktin se Stjarnan është skuadër që nuk njihet për kualitet të zakonshme sportive, por më tepër për kremtimin interesant të golave.

Ndoshta tani për tani nuk ju kujtohet se për kënd bëhet fjalë andaj ju këshillojnë të shikoni videon dhe pa dyshim se do të qeshni, dhe shpresoni në së paku një gol të tyre kundër Interit.