Inter – Kaçe, kjo është e vërteta

Ergys Kaçe nuk ka arritur marrëveshje për transferim në Inter, ka njoftuar menaxheri i tij.

Merkato

27/02/2016 09:11

Inter është i interesuar për transferimin e mesfushorit të PAOK-ut, Ergys Kaçe.

Por, klubi italian ende nuk ka arritur marrëveshje me reprezentuesin shqiptar, ka njoftuar menaxheri i tij, Zacharis Bougiouklis.

“Inter na ka kontaktuar dhe e kam thënë se janë të interesuar në Kaçen”, deklaroi ai për “Sport24.gr”, përcjell “Lajmi.net”.

“Por, ai ka kontratë me PAOK-un dhe para se të negociojnë me ne duhet të arrijnë marrëveshje me klubin”, u shpreh Bougiouklis.

“Tani për tani nuk ekziston asnjë marrëveshje, ai është i përqendruar në PAOK dhe dëshiron ta rikthej statusin e titullarit që të shkojë në Euro 2016. Në kontratë, e vlefshme deri në verën e vitit 2017, ekziston një dëmshpërblim me vlerë prej 5 milionë euro”, përfundoi ai.