Inter – Juventus, befasi në formacionin e “Bianconerëve”

Juventus me ndryshime në formacion për ndeshjen e sotme ndaj Interit në Serie A.

Sport

28/04/2018 15:10

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka bërë gati befasi në formacionin e skuadrës së tij për ndeshjen ndaj Interit.

“Bianconerët” janë mysafirë në Milano në një duel shumë të rëndësishëm në garën për titull në Serie A.

Mediat italiane raportojnë se Allegri ka vendosur ta inkuadrojë Juan Cuadradon në rolin e mbrojtësit të djathtë, përcjell “lajmi.net”.

Po ashtu, në sulm nga minuta e parë nuk pritet të luajë Paulo Dybala por Mario Mandzukic, së bashku me Douglas Costa dhe Gonzalo Higuain.

Juventus (4-3-3): Buffon; Cuadrado, Rugani, Barzagli, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Higuain, Mandzukic. /Lajmi.net/