Inter insiston për Behramin

Inter insiston për transferimin e Valon Behramit. Gjiganti milanez me trajnerin Ëalter Mazzarri janë të vendosur për blerjen e mesfushorit të Napolit. Palët janë 3 milionë euro larg nga marrëveshja.

Sport

23/06/2014 10:17

Pas Yaan M’Vilas, planet e Interit për afatin kalimtar të verës dhe përforcimeve të mesfushë sillen rreth Valon Behramit.

Trajneri i Nerazzurrëve, Walter Mazzarri nuk dëshiron të rrezikojë me dikë tjetër, dhe preferon transferimin e yllit kosovar, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”.

Mazzarri ka pëlqimin e futbollistit dhe relativisht është marrë vesh sa i përket pagës, mirëpo i vetmi problem qëndron tek vlerësimi dhe kërkesa nga ana e klubeve. Inter dhe Napoli janë të ndarë për 3 milionë euro, dhe drejtuesit e klubit nga San Paolo nuk duan që Nerazzurrët të përfshijnë futbollistë në marrëveshje.

Ndërsa, Mazzarri dëshiron ta ketë në dispozicion Behramin për fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri më 9 korrik në Pinzolo.