Inter – Icardi, befasia më e madhe e fundvitit

Inter duket se ka marr vendim për të ardhmen e Mauro Icardit.

Sport

17/12/2018 10:08

Inter shpreson që shumë shpejtë ta rinovoj kontratën me Mauro Icardin.

Sulmuesi argjentinas ka kohë që po lidhet me një largim nga skuadra italiane edhe pse këta të fundit janë të qetë sa i përket të ardhmes së tij, përcjell “lajmi.net”.

Sipas ‘La Gazetta dello Sport’, Inter dëshiron që Icardi ta rinovoj kontratën në këtë muaj.

Argjentinasi fiton 6 milionë euro në sezon, ndërsa ai ka kërkuar një pagë prej 8 milionë euro.

Icardi ka një klauzolë prej 110 milionë euro, e që shumë skuadra evropiane janë të interesuar për të. /Lajmi.net/