Inter e shet Shaqirin për këtë futbollist

Inter do ta shesë Xherdan Shaqirin për të transferuar mesfushorin e Atletico Madridit, Mario Suarez.

Sport

04/07/2015 15:17

Xherdan Shaqiri është në shitje.

Mesfushori nuk do të jetë pjesë e Interit në sezonin e ri dhe tashmë ka filluar të kërkohet nga klube të ndryshme përfshirë Stoke Cityn e Atletico Madridin.

Por, ai është përmendur edhe si ofertë e shkëmbimit me mesfushorin e Tottenhamit, Erik Lamela.

Kurse, mediat italiane kanë zbuluar arsyen pse Nerazzurrët kanë vendosur ta shesin Shaqirin.

Trajneri Roberto Mancini dëshiron ta blejë mesfushorin e Atletico Madridit, Mario Suarez dhe dëshiron të gjenerojë paratë me shitjen e Shaqirit.