Inter e kërkoi Balotellin para Milanit

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka pranuar se shprehu interesim për transferimin e Mario Balotellit para kalimit të tij në Milan.

Merkato

12/09/2015 10:07

Mario Balotelli ka mundur t’i bashkohet Interit, para transferimit në Milan, gjatë afatit kalimtar të verës.

Trajneri i “Nerazzurrëve”, Roberto Mancini ka konfirmuar interesimin e tij për sulmuesin italian.

“Po, e pranoj se është e vërtetë”, deklaroi Mancini për “Gazzetta dello Sport”.

“Seriozisht, kam menduar në një moment kur besoja se duhet të kemi një zëvendësues për Icardin. Kam menduar për të sepse e njoh, e dua dhe e di se çka mund të ofrojë”, u shpreh ai.