Inter e do edhe Leivan

Inter e ka seriozisht sa u përket përforcimeve. Nerazzurrët kërkojnë edhe mesfushorin e Liverpoolit, Lucas Leiva.

Sport

10/01/2015 09:20

Lukas Podolski, Xherdan Shaqiri, kontakte me Atletico Madridin për Mario Suarezin, kurse tani edhe Lucav Leiva.

Inter është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, gjatë këtij afati kalimtar të janarit, raportojnë mediast italiane.

Reds vazhdojnë t’i besojnë Leivas duke e inkuadruar në formacionin bazë, mirëpo Nerazzurrët shpresojnë se do të bindin Liverpoolin që ta lirojë atë në formë huazimi, me blerje të obliguar në fund të këtij sezoni.