Inter dhe Milan në duel për Milinkovic – Savic

Derbi i Milanos është rikthyer, por kësaj radhe jashtë fushave të blerta.

Sport

06/01/2019 14:59

Inter dhe Milan po përballen në afatin kalimtar dimëror për të siguruar një marrëveshje me Milinkovic – Savic, shkruan “Corriera della Sera”, transmeton lajmi.net.

Të dy skuadrat kanë shfaqur interesim për lojtarin, megjithatë çmimi i serbit i ka “shuar” paksa shpresat e tyre.

Lazio i ka vendosur lojtarit një çmim prej 130 milionë eurove, shumë kjo që vështirë mund të përballohet nga skuadrat në fjalë.

Milan kishte tentuar që me 30 milionë ta huazonte lojtarin, në mënyrë që në fund të sezonit të shtonte edhe 90 milionë të tjera për transferim të plotë.

Inter në anën tjetër janë larguar nga “prangat” e Fair Play Financiar dhe tani mund të kryejnë lëvizjet e tyre pa frikë. /Lajmi.net/