Inter dhe Juventus në ‘luftë’ për yllin e madh

Inter dëshiron ta transferoj Adrien Rabiotin.

Merkato

15/11/2018 15:21

Inter ka filluar kontaktet me Adrien Rabiotin dhe agjentin e tij, në mënyrë që ta realizoj atë në janar.

Edhe pse kontrata e mesfushorit francez skadon në fund të këtij sezoni, nerazurët e duan transferimin e tij në këtë afat që po vjen, përcjell “lajmi.net”.

Por, Inter po rivalizohet nga Juventus për transferimin e Rabiotit, andaj në janar do të jetë një garë e nxehtë.

Dy skuadrat nga Serie A ka kohë që e duan transferimin e francezit, andaj në janar PSG do të shpresoj të marr të paktën 20 milionë euro. /Lajmi.net/