Inter dhe Arsenal në “luftë” për yllin e Barcelonës (FOTO)

Inter dhe Arsenal i janë futur garës për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Arda Turan.

Sport

19/05/2017 22:42

‘Marca’ shkruan se Arda Turan do të largohet këtë verë nga Barcelona, shkaku i minutazhës së vogël që ka në dispozicion, kur para tij gjithmonë janë Messi, Suarez dhe Neymar.

Këtë situatë, janë duke u përpjekur ta shfrytëzojnë Interi dhe Arsenali, që kanë nisur të punojnë për të nënshkruar me reprezentuesin turk.

Vlera e Turan cilësohet rreth 25 milionë euro./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6