Inter, dështon Lucas

Pas mesfushorit të Atletico Madridit, Mario Suarez, Inter duhet ta harrojë edhe anëtarin e Liverpoolit, Lucas Leiva pasi menaxheri i Reds, Brendan Rodgers ka insistuar se ai do të mbetet në Anfield.

Sport

23/01/2015 22:04

Mesfushori i Liverpoolit, Lucas Leiva nuk do t’i bashkohet Interit gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Lucas është përmendur si objektiv i Nerazzurrëve, mirëpo menaxheri i Reds, Brendan Rodgers, ka insistuar se mesfushori nuk do të largohet nga Anfield.

“Kam nevojë për të gjithë futbollistët me përvojë si për shembull Lucas, por edhe Johnson, që do të mbeten me ne”, deklaroi Rodgers për të përditshmen britanike “The Guardian”.

“Me përvojën e tyre mund të na ndihmojnë edhe zhvillimin e futbollistëve të rinj”, u shpreh ai.

Pas mesfushorit të Atletico Madridit, Mario Suarez, Inter duhet ta harrojë edhe Lucasin.