Inter cakton klauzolën e re të Icardit

Inter dëshiron të “blindojnë” kapitenin dhe “yllin” e skuadrës, për të mos u surprizuar në merkaton e verës.

Sport

17/05/2018 13:33

Inter është gati t’i ofrojë Mauro Icardit një kontratë të re me vlerë 8 milionë euro në vit, me një klauzolë lirimi 180 milion euro.

Sipas mediave italiane, zikaltrit duan që të “blindojnë” kapitenin dhe “yllin” e skuadrës, për të mos u surprizuar në merkaton e verës.

Reali i Madridit nuk e ka fshehur asnjëherë interesimin për argjentinasin, ndërkohë qe edhe Bayern Munich, Chelsea apo Manchester United janë interesuar për lojtarin, transmeton “SS”.

Aktualisht Icardi ka një klauzolë largimi 120 milionë euro, ndërkohë që me kontratën e re që i është ofruar deri në vitin 2023, ajo do të rritet me 60 milionë të tjera.