Inter cakton klauzolën e re për Icardin

Mauro Icardi do të ketë klauzolë të re tek skuadra nga Milano.

Sport

07/07/2018 12:00

Inter po bëhet gati për fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri. “Nerazzurrët” fillojnë grumbullimin më 9 korrik.

Por, në ditët e ardhshme do të fillojnë takimet me Mauro Icardin për vazhdimin e kontratës së tij deri në vitin 2021.

Mediat italiane raportojnë se me marrëveshjen e re, sulmuesi argjentinas do të ketë klauzolë të re tek skuadra nga Milano, përcjell “lajmi.net”.

Icardi ka kërkuar rrogë prej 8 milionë euro në sezon, për ta rritur vlerën e klauzolës në 110 milionë euro. /Lajmi.net/