Inter – Bologna, lajm i keq nga Icardi

Mauro Icardi ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe do të mungojë kundër Bolognas.

Sport

10/02/2018 13:29

Mungon vetëm zyrtarizimi por Mauro Icardi do të mungojë në ekipin e Interit edhe për duelin e radhës në Serie A ndaj Bolognas.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi argjentinas ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.

Kapiteni i “Nerazzurrëve” mungoi edhe në duelin e xhiros së shkuar, përcjell “lajmi.net”.

Inter është në kërkim të fitores së parë në vitin 2018 pas një krize të rezultateve negative në Serie A. /Lajmi.net/