Inter blen Behramin

Inter ka arritur marrëveshje me mesfushorin kosovar Valon Behrami, në kontratë trivjeqare me vlerë prej 1.8 milionë eurosh në vit. Tani, Nerazzurrët duhet të marrin aprovimin e Napolit, që kërkon disa milionë euro më shumë.

Sport

23/05/2014 09:48

Inter, në kërkim të përforcimeve në mesfushë, ka arritur marrëveshje me Valon Behramin.

Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, ylli kosovar ka pranuar ofertën me pagë prej 1.8 milionë eurosh, dhe bonuse, të vlefshme deri në vitin 2017.

Tani, ‘topi’ kalon tek Napoli. Nerazzurrët dëshirojnë të ofrojnë 5-6 milionë euro për Behramin mirëpo presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis e vlerëson reprezentuesin zviceran në 8 milionë euro.

Në ditët e fundit, Behrami ka zgjuar interesim edhe nga Liverpool, mirëpo mundësia e qëndrimit në Itali, dhe rikthimit nën urdhrat e trajnerit Walter Mazzarri konsiderohet si një dëshirë e madhe e futbollistit.