Inter – Barcelona, Rafinha zgjedh ekipin për sezonin e ri

Mesfushori Rafinha shpreson të mbetet në Inter.

Sport

16/05/2018 09:13

Rafinha shpreson të mbetet në Inter, edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Babai dhe menaxheri i tij, Mazinho ka njoftuar se mesfushori dëshiron të jetë pjesë e ekipit nga Serie A edhe në edicionin e ri.

“Në Inter është shumë mirë, shpresoj të arrin të mbetet në Milano”, deklaroi Mazinho për “Tuttosport”, përcjell “lajmi.net”.

Rafinha iu bashkua Inter në formë të huazimit nga Barcelona. /Lajmi.net/