Inter arrin marrëveshje me super lojtarin që e kërkoi edhe Arsenali

Inter duket se e ka siguruar transferimin e parë për këtë afat kalimtar.

Merkato

17/01/2019 12:59

Inter thuhet se ka arritur marrëveshje me Cruzeiron për transferimin portierit, Gabriel Brazao.

Sipas Calciomercato.it dhe Tuttosport, nerazurët do të paguajnë rreth 3 milionë euro për portierin e talentuar, përcjell lajmi.net

Brazao do të huazohet menjëherë te Chievo, ngjashëm me marrëveshjen e tyre për Julio Cesarin në vitin 2005.

Poritieri ishte gjithashtu i lidhur me Arsenalin, pritet të mbërrijë në Itali pas fushatës së Brazilit në Kampionatin Jugor U-20, i cili fillon sot (e enjte). /Lajmi.net/