Inteligjenca artificiale edhe në kompanitë që si përkasin fushës së teknologjisë

Kompanitë të cilat nuk operojnë në fushën e teknologjisë kanë filluar të përdorin inteligjencën artificiale

Auto & Tek

06/04/2018 21:23

Inteligjenca artificiale ose siç njihet tashmë me shkurtimin AI, është duke u përhapur në një masë të jashtëzakonshme edhe përtej kompanive teknologjike duke pasur pasoja të rëndësishme për kompanitë, punonjësit dhe konsumatorët.

Sipas një artikulli të The Economist, derimë tani të vetmit përfitues të AI kanë qënë kompanitë që operojnë në sektorin e teknologjisë dhe inovacionit. Shumë kompani të mëdha botërore nuk do të kishin mundësi të arrinin sukseset e tyre pa inteligjencën artificiale.

Google, Amazon, Alibaba, Baidu etj nuk do të kishin kaq shumë famë nëse nuk do të përdornin AI në rekomandimet e produkteve, marketingun e targetuar dhe parashikimin e kërkesës.

Për shembull, Amazon përdor gjerësisht AI për çështje që lidhen me menaxhimin e magazinave dhe optimizimin e paketimeve e dërgesave. Alibaba bën të njëjtën gjë në menaxhimin e logjistikës. Sundar Pichai, shefi i Google, thotë se AI do të ketë një impakt më të madh se sa elektriciteti dhe zjarri.

Nga ana tjetër, egzekutivët e kompanive jo-tech kanë filluar të shqetësohen për impaktin që AI do të ketë në zhvillimin e tyre, prandaj shumë të tilla kanë filluar të kontraktojnë më kompani teknologjike për të siguruar ecueshmërinë e biznesit.

Një kompani kineze sigurimesh, Ping An, mendon se mund të dallojë klientët që mashtrojnë. Ajo u jep mundësinë klientëve të aplikojnë për kredi nëpërmjet aplikacionit ku ata u përgjigjen pyetjeve në lidhje me të ardhurat, planet duke u regjistruar me video.

Videot regjistrojnë rreth 50 shprehi të fytyrës dhe një program i pajisur me AI është në gjendje të përcaktojë nëse klientët po gënjejnë ose jo. Kompani të tjera që merren me prodhim, përdorin AI për seleksionimin e punonjësve duke përzgjedhur kështu kandidatin më të mirë.

Bloomberg përdor AI për të skanuar të ardhurat e kompanive dhe automatikisht gjeneron artikuj për lajme. Në vend që të përballen me probleme të momentit, tashmë kompanitë kanë mundësinë të rrisin eficencën dhe parashikimet duke përdorur inteligjencën artificiale. /PCWorld Albanian