‘Intelektualët’ elektrizojnë qytetin e Gjilanit një ditë para ‘finales’ me Prishtinën

Drita është kthyer nga ëndrrat e këqija në ato të bukura, pasi për tri vite ka luajtur ndeshjen e barazhit për të mbijetuar në elitë , ndërsa këtë edicion luftojnë për titull kampioni.

Sport

19/05/2018 23:52

Ndryshimi i kryesisë dhe transferimet e qëlluara, kanë bërë që Drita nga një skuadër që luftonte për mbijetesë, të shndërrohet në pretendente kryesore për titull.

Këto rezultate të arritura, kanë pas tyre një punë shumë të madhe, të ndarë në shumë dimensione, e që kanë për qëllim ngritjen sa më lartë të Dritës.

Sigurisht që dorë në këtë sukses, kanë edhe ‘Intelektualët’ që kanë mbështetur pamasë këtë sezon skuadrën e tyre.

Ky grup i tifozëve, me shumë entuziazëm po e pret përballjen e ditës së diel mes Prishtinës dhe Dritës, që nga ora 16:00 zhvillohet në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë.

Një ditë para kësaj ndeshje, festë e madhe është organizuar nga ‘Intelektualët’ në qytetin e Gjilanit, të cilët në numër të madh kanë marshuar në rrugët e këtij qyteti, duke i kënduar skuadrës së tyre.

Se çfarë atmosfere kishte sonte (e shtunë) në qytetin e Gjilanit, mund ta mësoni në videot e mëposhtme./Lajmi.net/