Intel lanson një aplikacion për mesazhe

Është hera e parë që Intel ka prodhuar një aplikacion, pasi që kompania njihet për prodhimin e pajisjeve harduerike si pllaka dhe kartela të ndryshme. Por, dje Intel ka lansuar një aplikacion për mesazhe të quajtur Pocket Avatars.

Auto & Tek

22/06/2014 21:20

Aplikacioni është i gatshëm në dyqanet online të Google dhe të Apple për Kanada dhe SHBA.

Tashmë ka shumë aplikacione të mesazheve të gatshme në internet, por çfarë e bën aplikacionin Pocket Avatars që të jetë më i mirë se ata?

Aplikacioni ndryshon nga të tjerët, për shkak që ai lejon përdoruesit të konvertojnë fytyrat e tyre në ikona të animuara.

Aplikaconi, thotë Intel, do të bëjë që njerëzit të shohin se Intel nuk është vetëm krijues i çipave.

“Njerëzit nuk e dinë se sa shumë programim ne bëjmë në pajisjet që ata i mbajnë që kanë çipa të Intel”, tha Mike Bell, menaxher i përgjithshëm në Intel. “Kështu që ne menduam se është një mënyrë shumë e mirë për të ju thënë njerëzve ‘Hej, shikoni çfarë gjëra bëjmë ne zakonisht’ “.

Intel tha se ka shumë shpresa që aplikacioni i tyre do të ketë sukses dhe shpresojnë të krijojnë një aplikacion që do të përdoret në gjithë botën. Duhet të ceket se janë disa aplikacione shumë të fuqishme me të cilat Pocket Avatars do të ketë punë të garojë. Këto aplikacione përfshijnë WhatsApp, Snapchat, Viber etj.