‘Integrimi i gjyqtarëve serbë në sistemin e drejtësisë së Kosovës do të përfundojë deri të premten’

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se pret që puna për aplikimin e Marrëveshjes për Drejtësi ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të përfundojë deri të premten dhe se gjyqtarët dhe prokurorët serbë do të integrohen në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Lajme

17/10/2017 10:49

Ai ka thënë se kjo është një çështje shumë e rëndësishme për serbët e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Kjo është një punë e madhe dhe e rëndësishme për popullin serb në Kosovë. Hera e parë që pas vitit 1999 do të vendoset një gjykatë me shumicë serbe dhe me kryetarin e Gjykatës së Kosovës në Mitrovicë dhe Prokurorinë me shumicë serbe. Unë pres që kjo punë e madhe të përfundojë deri të premten”, ka thënë Gjuriq.

Kujtojmë se sot pritet të betohen 42 gjykatës serbë./Lajmi.net/