Instrumenti që lexon emocionet e qenve (Foto&Video)

Shkencëtarët kanë shpikur një instrument që mundëson matjen e reagimit motorik të qenve, dhe përkthimit të atyre reagimeve në emocione.

Fun

07/10/2015 09:57

Bëhet fjalë për një vegël që ngjitët në bisht të qenit. Vegla mat kahen e lëvizjes së bishtit, frekuencën dhe intensitetin e atyre lëvizjeve, shkruan dailymail, transmeton lajmi.net.

Konsiderohet si i mirëqenë fakti që lëvizja e bishtit tregon shumë për gjendjen emocionale të qenve. Për shembull kur ata lëvizin bishtin në të majtë, qenët janë në disponim negativ dhe mund të jenë më agresiv. Ndërkaq kur lëvizin bishtin në të djathtë, ata janë më të lumtur dhe eksituar, transmeton lajmi.net.

Kështu, instrumenti i vendosur në bisht incizon këto lëvizje, dhe pronari i qenit mund të vërej se si po ndihet qeni i tyre në momente të caktuara.

Përveç kësaj, instrumenti mund të bëj përmbledhjen e gjendjes emocionale gjatë një dite të caktuar, dhe në fund të ditës të tregoj se si është ndjerë në përgjithësi. /lajmi.net

qeni qeni1

YouTube player