Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës i nevojiten kuadro

Me rastin e 23 Marsit - Ditës Botërore të Meteorologjisë, MMPH, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës organizon shënimin e kësaj ngjarje me disa aktivitete.

Lajme

23/03/2018 09:22

Moto e shënimit të Ditës Botërore të Meteorologjisë këtë vit është “Moti-gati, klima-zgjuar”. Aktiviteti qendror, do të realizohet në Fshatin Skivjan (Komuna e Gjakovës), me ç’rast do të bëhet inaugurimi i Stacionit Meteorologjik Automatik.

Besim Aliu nga Instituti Meteorologjik i Kosovës, tha se Kosova ka avancuar në fushën e meteorologjisë.

Sipas tij tani rajoni  i Dukagjinit është mirë me matje dhe me këtë janë kompletuar stacionet në Junik e Pejë. Sipas tij në të ardhmen do të punohet të fuqizohet Gjilani, Dragashi etj.

“Sot do të kemi aktivitetin qendror, në Fshatin Skivjan të Komunës se Gjakovës, me ç’rast do të bëhet inaugurimi i Stacionit Meteorologjik Automatik”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Aliu vlerësoi se duhet punë shumë për të bërë që të kemi më shumë rezultate. “Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor duhet të ketë më shumë kuadro për Institutin Hidrometeorologjik i Kosovës. Sektori i ajrit dhe i meteorologjisë nuk i mungon asgjë. Kuadro i nevojiten edhe së paku tetë persona Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës”, tha ai.