Instituti i Onkologjisë, edhe tre muaj jetë?

Institutit të Onkologjisë në Prishtinë, i cili vepron në kuadër të Qendrës Klinike Universitare i është kërkuar plotësimi i kritereve shtesë nga Agjencia për Mbrojtje Kundër Rrezatimit, në afat prej 3 muajve, në të kundërtën mund të mbyllet.

Lajme

27/07/2014 11:21

Institutit të Onkologjisë nuk i është dhënë licenca nga Agjencia për Mbrojtje Kundër Rrezatimit, i cili vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Kjo agjenci ka kërkuar nga Instituti Onkologjik që të plotësojë disa kritere shtesë, pas përmbushjes të së cilave Instituti mund të punojë lirshëm.

Instituti ka kohë tre muaj që të plotësojë këto kritere, në të kundërtën rrezikon të mbyllet.

“Koha tashmë ka filluar para dy javëve, tash ne po presim derisa Instituti të kompletojë aplikacionin dhe pastaj do ta rishqyrtojmë”, ka thënë për gazetën Tribuna Ferki Fejza, kreu i Agjencisë Kundër Rrezatimit.