Kosova kërkon fonde nga FMN dhe BB (Video)

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, dhe guvernatori i Bankës Botërore, Bedri Hamza, kanë mbajtur një konferencë shtypi, me rastin e përfundimit të vizitës së përbashkët në Ëashington, ku kanë pasur takime me përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Bankës Botërore (BB).

Lajme

24/04/2015 14:28

Ministri Hoti ka theksuar se Kosovës i nevojiten fonde dhe jo stabilitet financiar. “Kosova ka nevojë për fonde që i mundësojnë hyrjen në kredi në Bankën Botërore, dhe jo për stabilitet makrofiskal, sepse Kosova ka stabilitet”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se pas mbylljes së bisedimeve me FMN-në, kanë biseduar me Bankën Botërore, e cila është bindur që t`i sigurojë fonde Kosovës.

Por, ai nuk ka treguar shifra më konkrete. “Ne jemi dakorduar për programe, dhe shuma vendoset nga projeksioni në bashkëpunim me FMN-në”, është shprehur ai.

Lidhur me stabilitetin financiar të Kosovës, ka folur edhe guvernatori i Bankës Qendrore, Bedri Hamza. Ai ka thënë se Kosovës i duhet bashkëpunimi me FMN-në për të krijuar mundësi në marrjen e fondeve.

“Arsyeja nuk qëndron në stabilitet makrofiskal dhe financiar, por ne të kemi program me FMN-në për qëllime bashkëpunimi me institucionet tjera në mënyrë që të kemi mbështetjen e tyre per fonde”, ka thënë Hamza.

 

YouTube player