Institucionet e Kosovës fluturojnë me 5 milionë euro (Dokument)

Zyrtarët e institucioneve të Kosovës me gjasë do të udhëtojnë shumë jashtë vendit dhe si pasojë e kësaj do të pësojë edhe buxheti i shtetit. Afër 5 milionë euro do t’i shpenzojnë 84 institucione qendrore dhe lokale për shërbimet e transportit ajror.

Lajme

23/06/2015 20:04

Këto mjete është planifikuar të shpenzohen për periudhën tre vjeçare.

Agjencia Qendrore e Prokurimit , ka proceduar tenderin për këtë shërbim për 84 Autoritetet Kontraktuese.

Këtë javë AQP, ka përzgjedhur kompaninë “Euro Koha” në tenderin “shërbime të transportit ajror”

Kompania fituese për kryerjen e shërbimeve të transportit ajror do të përfitojë

4 milionë e 880 mijë e 597 euro.

Në këtë tender kanë aplikuar pesë kompani dhe për çudi në njoftimin e KRPP-së, shihet se çmimi i kompanisë më të lirë ofertuese dhe asaj më të shtrenjtë është identik ai me të cilin është shpërblyer kompania fituese.

Më poshtë mund t’i gjeni Autoritetet Kontraktuese për të cilat është procedur ky tenderë.

Dhenia e kontratës

2

3