INSTAT: Bie papunësia në Shqipëri

Papunësia në tremujorin e tretë të 2017-ës në shkallë vendi arriti në 13.6%, nga 18.2% sa ishte në tremujorin e parë të vitit 2014, njofton Instituti i Statistikave (INSTAT).

Lajme

12/12/2017 18:54

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,1%.

Referuar të dhënave të dala nga anketa tremujore e forcave të punës në terma vjetorë punësimi u rrit me 1.9%.

Rritja më e lartë e punësimit është vërejtur në sektorin e shërbimeve. Sipas INSTAT-it, punësimi në sektorin e shërbimeve në terma vjetorë u rrit me 8%. Në sektorin e industrisë punësimi u rrit me 0.8%.

Zyrat e Punës raportojnë se janë 36 mijë vende të lira për dhjetëmujorin e 2017, për të cilat sipërmarrja kërkon profesionistët e duhur.