Instagrami ju lejon të ndiqni edhe “hashtag”-ët

Instagrami tashmë do të lejojë përdoruesit e tij që të ndjekin “hashtag”-ët.

Auto & Tek

14/12/2017 16:25

Njësoj si me profilet, tani mund të ndiqet edhe një “hashtag”, duke bërë që trendet e reja t’i gjeni pa i kërkuar te “search”-i i aplikacionit, transmeton tch.

Kjo risi vjen në mënyrë që postimet të bëhen më të lehta për t’u parë.

Instagrami është një aplikacion që përdoret nga miliona njerëz çdo ditë për shpërndarje fotosh e videosh.