“Instagram” vjen me një risi

Për të luftuar urrejtjen

Auto & Tek

02/07/2017 21:40

Instagram nga e premtja se ka aktivizuar sistemin e cili automatikisht do të gjurmojë komentet fyese dhe ngacmuese në rrjetin social të fotografive me shpresën se ato nuk do të gjejnë mbështetje në platformë.

Sistemi i ri është i bazuar DeepText, një motor për klasifikimin e tekstit i cili intepreton fjalët sipas kontekstit në mënyrë që të luftojë spamin.

Ky sistem i ri vjen pas një teknologjie të përdorur më parë nga Instagram për të luftuar spamin në platformë.

DeepText është trajnuar për të identifikuar komentet negative dhe kategorizuar ato në segmente si “racizëm, mashtrim, ose ngacmim seksual.”

Tani e tutje komentet e ndaluara thjesht do të fshehen dhe nuk do të shfaqen.