Instagram, video direkte me miqtë – Lajmi.net
Instagram, video direkte me miqtë
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 14:18, 9 August 2017
Videot direkte vijnë dhe në Instagram dhe bashkë me pjesëmarrjen e miqve. Ky funksion për momentin është në fazën e testimit në një pjesë të vogël përdoruesish dhe muajt e ardhshëm do të jetë i disponueshëm në nivel global, thotë shoqëria e Mark Zuckerberg.

Videot direkte të ndihmojnë të shpërndani në mënyrë autentike, po ndonjëherë të intimidojnë nëse duhet ta bësh gjithçka ti.

Është e lehtë të kapësh dikë gjatë transmetimit, shpjegon Instagram. Prek ikonën e re poshtë djathtas dhe “Add” për të ftuar persona mes spektatorëve. Kur i ftuari të pranojë do e shohësh ekranin të ndarë më dysh dhe miku juaj do të duket poshtë jush.  Shikuesit mund të vazhdojnë të komentojnë njësoj si më parë.

Ndërkaq, mund të hiqet personi i zgjedhur dhe të shtoni dikë tjetër, në çdo moment, ose vetë personi mund të zgjedhë të largohet. Më pas video mund të publikohet në Storie në fund të transmetimit ose zgjidh “fshi” për të mos e bërë më të dukshme.

Që në nëntor, miliona persona kanë përdorur videot direkte për tu lidhur me miqtë dhe ndjekësit, thekson Instagram. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: Instagram, video

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Berry Rush
  • Play Urban Basketball
  • Play Rock Wheels